Pas Clinton e Albright, edhe senatori Bob Dole do të bëhet me bust

Kosova

Pas Clinton e Albright, edhe senatori Bob Dole do të bëhet me bust

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 06:54
Senatori Bob Dole

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës Ramush Haradinaj sot merr pjesë në shënimin e ditëlindjes dhe inicimit të ndërtimit të bustit për senatorin Bob Dole.

Buste dhe shtatore të politikanëve amerikanë Kosova i ka bërë edhe ish-sekretares së Shtetit, Madline Albright si dhe presidentit Bill Clinton.

Robert Joseph “Bob” Dole, i lindur më 22 korrik 1923 në Russell, Russell County, Kanzas- është një politikan amerikan, senator dhe ish-kandidat presidencial.

Ai përfaqësoi Kansasin në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së nga 1961-1969 dhe në Senatin e SHBA-së nga 1969 deri në 1996 shërbeu si udhëheqës republikan nga viti 1985 deri më 1996.

Ishte kandidat republikan për president në zgjedhjet e vitit 1996 dhe i nominuar si zëvendëspresidentit në zgjedhjet presidenciale të vitit 1976.

Ndryshe, ky aktivitet mbahet në rrugën me emrin e senatorit që gjendet në lagjen ‘Dardania’ në kryeqytet në ora 14.00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat