Komuna e Kamenicës me aktivitete të shumta për bashkëqytetarët nga diaspora

Kosova

Komuna e Kamenicës me aktivitete të shumta për bashkëqytetarët nga diaspora

Nga: A.SH Më: 22 korrik 2019 Në ora: 09:43
Foto

Komuna e Kamenicës, ka organizuar një sërë aktivitetesh për bashkëqytetarët nga diaspora, duke marrë parasysh gjithë kontributin e tyre në çdo fazë të zhvillimit të vendit tonë.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati përmes një postimi në Facebook, duke ftuar që të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme.

Postimi në Facebook:

Në këtë periudhë kur numri i bashkëqytetarëve tanë nga diaspora është më i madh, kemi organizuar një sërë aktivitetesh për ta. Duke marrë parasysh gjithë kontributin e tyre në çdo fazë të zhvillimit të vendit tonë, këto aktivitete janë më e pakta që ne si institucione mund të bëjmë për ta.

Në “Ditët e Diasporës” që do të nisin nga sot, ju ftoj që të merrni pjesë dhe të kaloni sa më mirë në vendlindje.

Pushime të mbara!

#I❤️Kamenica

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat