Lluka ka pritur në takim shefin e ujësjellësit, Ilir Abdullahun

Kosova

Lluka ka pritur në takim shefin e ujësjellësit, Ilir Abdullahun

Nga: A.SH Më: 22 korrik 2019 Në ora: 11:09
Valdrin Lluka dhe Ilir Abdullahu

Ministri i Ekonomisë, Valdrin Lluka, ka pritur në takim Kryeshefin Ekzekutiv të Ujësjellësit të Prishtinës, Ilir Abdullahu.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka treguar se, biseduan për projektet e radhës në ujësjellës, që kryesisht kanë të bëjnë me digjitalizim.

Postimi në Facebook:

Këtë mëngjes prita në zyre Kryeshefin Ekzekutiv të Ujësjellësit të Prishtinës, Ilir Abdullahu, me të cilin diskutuam për projektet e radhës në ujësjellës, që kryesisht kanë të bëjnë me digjitalizim, siç janë: pagesa përmes aplikacionit në telefon të faturave të ujit, digjitalizimi i rrjetit për qasje online (open data), identifikimi i humbjeve të ujit në mënyrë digjitale dhe investimi për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë që do të filloj se shpejti.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat