Një muaj paraburgim për të dyshuarin për krime lufte

Kosova

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për krime lufte

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 16:38
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit G.S. në kohëzgjatje prej një muaj për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’.

Sipas gjykatës, është konstatuar se janë përmbushur kushtet ligjore të parapara me nenet e KPPRK-së për caktimin e paraburgimit.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat