Pranë liqenit dhe pa ujë, më në fund do të ndërtohet sistemi i ujësjellësit në fshatin Orllan

Kosova

Pranë liqenit dhe pa ujë, më në fund do të ndërtohet sistemi i ujësjellësit në fshatin Orllan

Nga: A.SH Më: 24 korrik 2019 Në ora: 16:53
Fatmir Matoshi

Pas përfundimit të të gjitha procedurave, sapo është nënshkruar kontratën për realizimin e projektit “Ndërtimi i sistemit të ujësjellësit në fshatin Orllan të Komunës së Podujevës.

Këtë e bëri të ditur vet Ministri i Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ku përmes një postimi në Facebook ka thënë se, me këtë projekt ne po i japim fund problemit të madh që kanë banoret e kësaj ane, të cilët duke qenë afër liqenit që furnizon me ujë të pijshëm një pjesë të Kosovës, vet kanë qenë të privuar nga kjo e drejtë elementare.

Postimi në Facebook:

URIME ORLLAN

Pas përfundimit të të gjitha procedurave, sapo kam nënshkruar kontratën për realizimin e projektit “Ndërtimi i sistemit të ujësjellësit në fshatin Orllan, ne vlerën totale prej 979.880.40 euro.

Me këtë projekt ne po i japim fund problemit të madh që kanë banoret e kësaj ane, të cilët duke qenë afër liqenit që furnizon me ujë të pijshëm një pjesë të Kosovës, vet kanë qenë të privuar nga kjo e drejtë elementare.

Për Orllanin jemi duke përgatitur edhe planin zhvillimor ,. Për të bërë kështu këtë vend zonë turistike dhe për të evituar braktisjen nga qytetarët e kësaj ane.
Mbas 10 dite shihemi në përurimin e fillimit të punimeve të këtij projekti,.

Urime Orllan!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat