Policia në kërkim të personit që po i ngacmon seksualisht femrat në Prishtinë

Kosova

Policia në kërkim të personit që po i ngacmon seksualisht femrat në Prishtinë

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 15:45
Foto

Gjatë ditës së djeshme në rrjetet sociale u publikua një video ku një person në Prishtinë ngacmoi seksualisht një femër.

Gjatë ditës së djeshme në lagjen Tophane në Prishtinë është ngacmuar seksualisht nga një mashkull i panjohur një femër teksa ishte duke ecur drejtimit të saj.

Kjo video është publikuar në rrjetet sociale dhe sipas qytetarëve që kanë publikuar video, kanë thënë se kjo nuk është hera e parë që personi në fjalë në po të njëjtin vend ngacmon femra.

E në lidhje me këtë, Policia e Kosovës ka thënë për lajmi.net, se kanë marrë informatë gjatë ditës së djeshme dhe se janë në kërkim të personit në fjalë.

“Për këtë ngjarje jemi njoftuar me datën 24 korrik 2019, rreth orës 13:00. Informata është duke u trajtuar nga ana e hetuesve policor, të cilët  aktualisht janë duke punuar  për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, thuhet në përgjigjen e Policisë dhënë për lajmi.

Po ashtu, Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka bërë të ditur se për të gjitha detajet rreth kësaj ngjarje qytetarët do të informohen me kohë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat