Kadetët e FSK-së bashkë me Amerikën dhe Gjermaninë në ushtrimet ushtarake në Maqedoninë e Veriut

Kosova

Kadetët e FSK-së bashkë me Amerikën dhe Gjermaninë në ushtrimet ushtarake në Maqedoninë e Veriut

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 16:23
Kadetët e FSK-së edhe këtë vit u dalluan me paraqitjen e tyre të shkëlqyeshme

Kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës me sukses kanë përfunduar ushtrimin ndërkombëtar “Kampi Veror2019“ në Krivollak të Maqedonisë së Veriut.

Ata krahas 12 shteteve tjera Shqipërisë, Gjermanisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Republikës Çeke, Bullgarisë, Kroacisë, Malit të Zi, Norvegjisë, Maqedonisë së Veriut morën pjesë edhe kadetët e Forcës së Sigurisë sëKosovës, të cilët demonstruan me sukses aftësitë e tyre profesionale si dhe nivelin e gatishmërisë të fituara gjatë studimeve në Qendrën Studimore Ushtarake.

Ditën kryesore të ushtrimit fushor “Kampi Veror 2019“ ushtrimin e përcolli nga afër gjeneral brigade Irfete Spahiu, komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, si dhe oficerë të lartët të Qendrës së Studimeve Universitare të FSK-së.

Image

Kadetët e FSK-së edhe këtë vit u dalluan me paraqitjen e tyre të shkëlqyeshme si në operacionet individuale dhe ato kolektive.

Në përmbyllje të ushtrimit, gjeneral Spahiu, ka përgëzuar të gjithë kadetët e FSK-së, për pjesëmarrje në ushtrimin fushor si dhe për profesionalizmin, disiplinën dhe ndërveprimin e e realizuar me kadetët e shteteve pjesëmarrëse.

Ushtrimi fushor “Kampi veror 2019“, ka karakter ndërkombëtar dhe organizohet nga Ministria e Mbrojtjes dhe Akademia Ushtarake e Maqedonisë së Veriut, në të cilin për çdo vit po marrin pjesë kadetët e vende të ndryshme të rajonit e më gjerë, të menaxhuar nga instruktorë të NATO-s dhe të Partneritetit për Paqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat