Latifi: Dita e Hënë, ditë zie

Kosova

Latifi: Dita e Hënë, ditë zie

Nga: M.H Më: 26 korrik 2019 Në ora: 22:34
ilustrim

Pas aksidentit në fshatin Bërnjak ku mbetën të vdekur tre persona, kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, nëpërmjet një postimi në Facebook,ka shpallur ditën e Hënë, ditë zie. Latifi tutje tregon që të gjithë flamujt që janë të vendosur në institucionet komunale, do të ulen në gjysmështizë: 

Postimi i plotë:

Të nderuar bashkëqytetarë, 

Në përputhje me kompetencat e mia si Kryetar i Komunës së Rahovecit, duke ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe gjithë qytetarëve, kam vendosur që të hënën, datë 29 korrik 2019, ta shpall Ditë Zie, pas aksidentit tragjik të ndodhur sot në Rahovec!

Me këtë rast, të gjithë flamujt që janë të vendosur në institucionet komunale, do të ulen në gjysmështizë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat