Asfaltohet rruga që lidh katër lagje në Banjë

Kosova

Asfaltohet rruga që lidh katër lagje në Banjë

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 17:03
ilustrim

Sot në fshatin Banjë, po asfaltohen afër 700 metra rrugë, e që lidh katër lagje të këtij fshati.

Kjo rrugë që sot është duke u asfaltuar, lidhë lagjet Shurdhaj, Elshani, Buzhala dhe Limaj, të cilat deri më tani e kanë pasur problem lidhjen mes vete me rrugë, ndonëse janë afër njëra tjetrës, por nga sot, përfundimisht është zgjidhur edhe ky problem.

Asfaltimin e rrugës, e kanë parë nga afër, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe nënkryetari, Hajdin Berisha, të cilët janë takuar edhe me kryesinë fshatit dhe banorët e lagjeve. Me këtë rast, banorët e kanë falënderuar komunën, për asfaltimin e rrugës dhe zgjidhjen e problemit të qarkullimit dhe lidhjes së lagjeve.

“Këto investime janë në kuadër të investimeve në infrastrukturën rrugore, që jemi duke realizuar në tërë territorin e Komunës së Malishevës, dhe fatmirësisht, tanimë jemi duke investuar në rrugë brenda lagjeve apo që lidhin lagjet mes vete, si në këtë rast”, tha nënkryetari Berisha.

“Realizimi i projekteve në infrastrukturën rrugore, janë pjesë e investimeve në projekte kapitale, kryesisht në infrastrukturë dhe ne si qeverisje komunale, jemi të përkushtuar që ti realizojmë të gjitha objektivat e parapara dhe të gjitha projektet e planifikuara”, tha Berisha, gjatë takimit me banorët e këtyre, dhe i ka uruar ata për rrugën e re, e cila luan rol të madh, në lidhjen rrugore mes katër lagjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat