Në Merdare mërgimtarët po presin mbi katër orë për të hyrë në Kosovë

Kosova

Në Merdare mërgimtarët po presin mbi katër orë për të hyrë në Kosovë

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 22:34
Foto

Fluksi i madh i mërgimtarëve nga Kosova, që përmes Serbisë po vijnë për pushime në Kosovë, ka bërë që edhe gjatë ditës të sotme të shkaktohen kolona dhe pritje të gjata në hyrje dhe dalje në pikat kufitare me shtetin fqinj. 

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) njofton se mbrëmjen e sotme, rreth orës 22:00, në dy pikë- kalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Merdare dhe te Dheu i Bardh,  janë shkaktuar kolona dhe pritje të gjata.

Sipas QKMK në pikë-kalimin kufitar Merdare, përtë hyrë në Kosovës kolona e automjeteve është deri në 600 metra dhe pritjet prej 200 deri në 250 minuta. Ndërsa, për të dalë nga Kosova po pritet deri në 150 minuta, kurse kolona e automjeteve është deri në 300 metra.

Ndërsa, në pikë-kalimin kufitar Dheu i Bardhë pritjet më të gjata janë regjistruar në dalje të Kosovës, ku po pritet mbi dy orë, kurse kolonat e automjeteve janë deri në 700 mtra. Ndërsa, për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë  pritet deri në 30 minuta, kurse kolonat e automjeteve janë deri në 100 metra.

Pritje deri në një orë, për të hyrë në Kosovë ka edhe në pikë-kalimin kufitar në Muçibabë. Ndërsa në Jarinje, pritet deri në 30 minuta për të hyrë në vendin tonë.

Në pikë-kalimet e tjera kufitare me shtetet fqinje qarkullimi zhvillohet normalisht dhe pa pritje të gjata.

Për të përcjellë në kohë reale gjendjen në pikë-kalimet kufitare qytetarët mund të informohen duke klikuar në ëeb faqen e  Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat