Ambasadori Kosnett promovon bukuritë natyrore të Kosovës

Kosova

Ambasadori Kosnett promovon bukuritë natyrore të Kosovës

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 12:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Philip Kosnett është duke u magjepsur me bukurit natyrore të Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Kosnett ka postuar një fotografi të ekipit të ambasadës gjatë një ekspedite në Leqinat në Grykën e Rugovës në Pejë.

Kësaj foto Kosnett i ka mbështetur edhe një mbishkrim ku ka thënë se është një vend i mrekullueshëm për ecje.

“Ekipi i Ambasadës është jashtë duke eksploruar Kosovën. Shikoni këtë fotografi nga një udhëtim i fundit në Leqinat, mbi Grykën e Rugovës, një vend i mrekullueshëm për ecje! #Peja #BeautifulKosovo”, ka shkruar Kosonett.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat