Policia zbulon se si bëhej prostitucioni në qendrat e masazheve në Kosovë, kështu merreshin vesh për çmime

Kosova

Policia zbulon se si bëhej prostitucioni në qendrat e masazheve në Kosovë, kështu merreshin vesh për çmime

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 13:09
Foto ilustrim

Ajo që tashmë dihet po vërtetohet për çdo ditë se qendrat e masazhit janë lokale të prostitucionit. Gazeta Express sjell Kallëzimin Penal të Policisë, se si dy punëtore ofronin shërbime seksuale për të cilat klientët paguanin nga 20 deri në 100 euro. Policia kishte arrestuar pronarin dhe dy vajzat që po kryen shërbime të jashtëligjshme.

Dy vajza ishin të punësuara në mënyrë të jashtëligjshme në një lokal masazhi në Ferizaj. Aty, kryenin edhe punë prostitucioni. Ofronin shërbime seksuale për klientët varësisht prej vlerës së eurove. 100 euro kushtonte një shërbim seksual, 50 euro seksi oral ndërsa masturbimi me dorë kushtonte 20 euro.

Krejt këto janë zbuluar nga hetimet e Policisë dhe Prokurorisë së Ferizajt në lokalin “Massage center relax” në këtë qytet.

Në kallëzimin penal të siguruar nga Gazeta Express shpjegohet në detaje se si kryhej prostitucioni dhe si bëhej pazari. Dy vajzat që po kryenin prostitucionin ishin nga Ferizaj. Njëra 25 vjeçare ndërsa tjetra 23. Pronari e lokalit ishte i lindur në Prishtinë Sh. Lami, 34 vjeç, me vendbanim në Greme.

Fillimisht, dy hetues policorë me autorizim të Prokurorit kishin lënë termin për masazh. Kishin shkuar në lokal. Ishin zhveshur ashtu siç u është kërkuar nga dy punëtoret.

Pastaj, fillon pazari i prostitucionit.

“Në dhomën në të cilën ka hyrë e dyshuara A.A me nofkën “Sonila” ka pyetur operatorin: “A doni vetëm masazh apo edhe shërbime tjera”, ku i thotë për seks oral çmimi është 50 euro, për marrëdhënie seksuale çmimi është 100 euro”, citohet biseda ndërmjet klientit dhe vajzës që ofronte shërbime seksuale.

Vajza që punonte si prostitutë kishte pranuar 50 euro si kundërvlerë për të kryer shërbimin e caktuar për këtë çmim. I kishte marrë paratë.

Ende pa filluar të kryente shërbimin kishte ndërhyre policia. Ia kishte gjetur paratë në gjep, të cilat ishin të Prokurorisë.

Të rasti i dytë vajza 23 vjeçe kishte ofruar shërbime tjera seksuale. I kishte thënë klientit se duhen 20 euro për masturbim me dorë.

Posa ka marrë paratë e njëjta është arrestuar pasi ka ndërhyrë policia e cila ka qenë duke i kryer hetimet.

Policia ka gjetur se në lokalin në qendër të Ferizajt se Sh. Lami kishte punësuar në mënyrë të jashtëligjshme dy vajzat, të cilat ishin shndërruar në prostituta.

“Përveç masazhes klientëve u kanë ofruar edhe shërbime seksuiale me pagesë në dhomat e hotelit”, shkruan në Kallëzim Penal.

Sipas hetimeve të policisë, dy vajzat kanë kontaktuar me klientët përmes telefonit dhe janë marrë vec për çmimet e masazhit. Por, kur kanë hyrë në dhomat për masazh kanë nisur marrëveshjet për çmimet e shërbimeve seksuale, të gjitha në mënyrë të kundërligjshme.

Në Kosovë lokalet e prostitucionit janë të ndaluara. Mirëpo, kanë gjetur mënyra alterantive për të ofruar këtë shërbim.

Kështu, shumica e qendrave të masazhit janë shndërruar në lokale prostitucioni.

Vitin e kaluar, Policia kishte mbyllur dhjetëra lokale që kryen veprimtari të tillë të jashtëligjshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat