Lekaj nuk respekton rregullat, parkon veturën në trotuar në qendër të Deçanit

Kosova

Lekaj nuk respekton rregullat, parkon veturën në trotuar në qendër të Deçanit

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 16:21
Foto

Ministri i Infrastrukturës dhe Telekomunikacionit, Pal Lekaj ndonëse është ministër i shtrimit të asfalteve dhe trotuareve, nuk po del t’i respektojë rregullat e komunikacionit.

Rrugëve të Deçanit ai është parë duke parkuar veturën në trotuar. Kështu duke ia pamundësuar kalimin qytetarëve.

Sipas medieve lokale “Deçani Offical”, Lekaj është fotografuar duke pirë kafe në një lokal të Deçanit derisa vetura e tij qëndronte në trotuar.

Së fundi Lekaj është akuzuar edhe për favore biznesore.

Avni Zogiani, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje është duke e akuzuar, ministrinë e Infrastrukturës, Pal Lekajn se është duke i bërë favore kompanisë “Albi Market”, në Veternik.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zogiani ka shpërndarë disa pamje ku shihen kolonat e gjata rrugës së Veternikut, duke e quajtur “Klientelizmi në vepër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat