Hapet mediumi më i ri në Kosovë, Radio Një

Kosova

Hapet mediumi më i ri në Kosovë, Radio Një

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 20:04
Foto

Mbrëmjen e sotme në Pejë është bërë hapja e mediumit më të ri në Kosovë, Radio Një.

Kryeredaktori Fitim Behluli tha se me hapjen e kësaj radioje, po hapen edhe 13 vende të reja të punës.

"Nga sonte Pejës po ia dhurojmë një kapitull të ri. Po hapim 13 vende të reja të punës me radion e re. Thjesht, radio dhe media është listë e gjatë. Kur vendosim të hapim radion u djersitëm dhe u demotivuam shumë herë. Na iku nga radio, Hivzi Krasniqi, maestro i gazetarisë. Jemi familje e madhe, kemi Radion Një. Media për ne nuk ka kuptim vetëm ta kritikojmë pushtetin. Pushteti dhe politika duhet të punojnë që të mos kritikohen", porositi Behluli.

Drejtori i Radio Një, Arben Rexhepi, tha se nga sot po niset një rrugëtim i gjatë.

"Kur e kemi nisur këtë iniciativë para tetë muajsh ka qenë vetëm si ëndërr, por sot po ia dalim të bëjmë gëzuar për radion 98.0 FM. Ne do të pyesim kritikën dhe sugjerimin", tha Rexhepi.

Në hapjen e këtij mediumi, pjesëmarrës ishte edhe kryeministri në largim, Ramush Haradinaj.

"Më vjen mirë që media në Kosovë punon në një liri të mendimit, ani pse janë të sfiduara. Dëshiroj t’ju uroj sukses", tha Haradinaj.

Edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka inkurajuar të gjithë për hapjen e këtij mediumi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat