Moti sot në Kosovë

Kosova

Moti sot në Kosovë

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 09:22
Foto

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme vendi ynë do të karakterizohet me mot të paqëndrueshëm, vranësira dhe intervale kohore me diell.

Vranësirat gjatë ditës do të zhvendosen në stade të ndryshme të troposferës, duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, kryesisht në rajonin e Dukagjinit.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 15 deri 17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19- 24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1 deri 9 m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat