Zyrtarët e shtetit luajnë Ludo gjatë orarit të punës

Kosova

Zyrtarët e shtetit luajnë Ludo gjatë orarit të punës

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 10:26
Ilustrim

Zyrtarët e Inspektoratit të Tregut në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë duket se nuk po kanë edhe fort punë pas rënies së Qeverisë Haradinaj. Atyre po iu del kohë që gjatë orarit të punës të luajnë edhe “Ludo King”

Në një video që ka siguruar Gazeta kryeinspektori Lulzim Syla, zyrtar i lartë në ispektorat, Sahit Sfirca dhe menaxheri i prokurimit, Behxhet Asllanaj shihen duke luajtur Ludo brenda hapësirave të zyrës brenda MTI’së.

Sipas lexuesve video është bërë ditën e djeshme dhe pretendojnë se kjo gjendje po vazhdon që nga koha kur Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e Kryeministrit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat