Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar nga pjesëmarrësit në trafik

Kosova

Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar nga pjesëmarrësit në trafik

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 18:34
Ilustrim

Me qëllim të shtimit të masave për të rritur sigurinë në trafik, Policia e Kosovës ka hartuar dhe është duke e zbatuar një plan operativ.

Siç njofton Policia e Kosovës, plani operativ parasheh aktivitete të shtuara me qëllim që të parandalohen aksidentet dhe të rritet siguria në trafik. Veç aktiviteteve policore në këtë aspekt, Policia e Kosovës kërkon dhe apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor.

“Sot, më 30 korrik 2019, Policia e Kosovës, në vazhdën e kërkesës për pjesëmarrësit në trafik,  në bashkëpunim me operatorin e telefonisë ‘VALA’, ka filluar dërgimin e një mesazhi për rreth një milion përdorues të numrave të kësaj kompanie. Me këtë rast, falënderojmë operatorin në fjalë për mbështetjen e ofruar.

Policia e Kosovës, për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për drejtuesit e automjeteve, të cilët do të bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat