Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Muharrem Hazrolli - Bota Sot
Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Muharrem Hazrolli

Kosova

Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Muharrem Hazrolli

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 21:11
Ilustrim

Ka ndërruar jetë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muharrem Hazrolli.

Lajmi për vdekjen e veteranit, invalidit dhe ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muharrem Hazrolli, ka pikëlluar të gjithë, shokët, bashkëluftëtarët e veprimtarët e çështjes kombëtare.

Me këtë rast edhe Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu i dërgoi telegram ngushëllimi familjes Hazrolli.

"Shumë e nderuara familje Hazrolli! Me pikëllim të madh morëm lajmin se nga kjo botë iku luftëtari, veterani, invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kryetari për shumë vite i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, Muharrem Hazrolli. Me të ndamë momentet më të mira, vullnetin më të hekurt dhe bindjen më të pastër të të ardhmes që buroi nga lufta e lavdishme çlirimtare. Ngushëllime, ju, miqve e bashkëluftëtarëve. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës", tha në telegramin e ngushëllimit, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...