QKUK: Pacientit i hiqet një cist të dy anët e veshkës

Kosova

QKUK: Pacientit i hiqet një cist të dy anët e veshkës

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 12:23
Foto

Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës mjekët kanë intervenuar te një pacient, duke i hequr një cist, i shfaqur në të dy anët e veshkës.

Kjo sëmundje është e rrallë në praktikat mjekësore dhe është trajtuar nga një ekip mjekësor, i përbërë nga kirurgë abdominalë dhe urologë, për herë të parë në Kosovë.

Operacioni është realizuar me përdorimin e aparaturës bashkëkohore (thika ultrasonike), e cila është vënë në dispozicion të Kirurgjisë Abdominale dhe tashmë është pjesë e punës së përditshme në këtë klinikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat