Osmani konfirmon: Kryesia e LDK-së bisedoi për kandidatin konsensual

Kosova

Osmani konfirmon: Kryesia e LDK-së bisedoi për kandidatin konsensual

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 18:06
Naser Osmani

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Osmani ka konfirmuar se në mbledhjen e kësaj parite të mbajtur sot, është biseduar që të kenë një kandidatë konsensual.

Osmani duke folur për T7, tha se diskutim i sotëm i LDK’së, ishte përqendruar në përgatitjet e zgjedhjeve.

‘Diskutimi është përqendëru në përgatitjen dhe normalisht diskutimet që qojnë të jetë një kuvend i suksesshëm dhe i dinjitetshëm’ u shpreh ai.

Ai ndër të tjera edhe tregoi, që kanë biseduar që si parti të kenë një kandidat konsensual në zgjedhjet e të shtunës.

‘Gjithmonë në kësin situata para kuvendit ka diskutime, por kandidatura do të shpallet në Kuvend. Është bisedu që të kemi një kandidatë konsensual, i pëlqyeshëm për të gjithë’ shtoi ai.

Ndërkohë, deri sot janë përmendur disa emra të LDK’së, si kandidatë të mundshëm për të parin e partisë. Por zyrtarisht nuk është shpallë asnjë kandidaturë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat