Flet avokati i djalit të Et’hem Çekut pas raportimeve për arrestimin e klientit të tij

Kosova

Flet avokati i djalit të Et’hem Çekut pas raportimeve për arrestimin e klientit të tij

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 21:13
Et’hem Çeku

Avokati i Arb Çekut, djalit të Et’hem Çekut, ka reaguar pas raportimeve në media se klienti i tij është liruar pasi ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi gjoja i ishin gjetur tre qese me substanca narkotike në veturë.

“Sot nё mediumi ёshtё nxjerr njё lajm i pa saktё, atё se gjoja se biri i z. Ethem Çeku, Arb Çeku ёshtё arrestuar pёr shkak tё posedimit tё substancave narkotike tё llojit kokainё”, ka thënë avokati Dukagjin Kёrveshi.

“Ky lajm ёshtё nxjerr i pa saktё ngase i mbrojturi im Arb Ceku nuk ka qenё nё posedim tё asnjё substance narkotike, andaj lajmet qё pёrshkruajnё tjetёr gjendje faktike janё shpifje dhe trillime me qёllim tё dёmtimit tё klientit tim dhe anёtarёve tё familjes sё tij tё pёrfolur nё vecanti nё shkrimin e demantuar me kёtё demant”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat