Pala serbe vazhdon t’i maltretojë mërgimtarët në kufi, kaq orë pritjet në Merdare

Kosova

Pala serbe vazhdon t’i maltretojë mërgimtarët në kufi, kaq orë pritjet në Merdare

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 20:07
Foto ilustrim

Fluksi i madh i qarkullimit në pikat kufitare po vazhdon edhe sot.

Pritjet për mërgimtarët në pikat kufitare nuk kanë të ndalur, teksa diku ata po presin edhe nga pesë orë për të dalë nga territori i vendit.

Kështu po ndodhë në pikën kufitare të Merdares, ku janë shkaktuar kolona deri në 800 metra.

Aty pritjet për të dalë nga territori i vendit shkojnë deri në pesë orë, teksa për të hyrë janë vetëm 30 minuta.

Pritje një orëshe ka edhe në Jarinje, teksa në Mutivodë për të dalë nga territori i vendit pritjet janë deri në gjysmë ore.

Si shkaktar i pritjeve të shumta, po evidentohet të jenë kontrollet e panevojshme nga pala serbe, mirëpo edhe fluksi i madh i veturave.

Image

Sidoqoftë, rëndom gjendje shumë më e keqe shihet të jetë në dalje të territorit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat