Bekim Jashari: Mërgata po e dëshmon dashurinë ndaj atdheut

Kosova

Bekim Jashari: Mërgata po e dëshmon dashurinë ndaj atdheut

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 20:57
Bekim Jashari

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari tha se jo vetëm në luftë por edhe 20 vite pas, mërgata po e dëshmon dashurinë ndaj atdheut. Ai kështu u shpreh në manifestimin qendror të organizuar për nder të mërgatës, në komunën që ai e udhëheq.

"Vendlindja si gjithmonë ju pret me duar të hapura. ju jeni më meritorët në zhvillimin ekonomik. Ne këtu i njohim dhe vlerësojmë çdo mund të juajin. Na bëni krenar që jeni pjesë e jona. Sot është vetëm dita e 18 për nder të ardhjes së bashkatdhetarëve. Krahas këtyre aktiviteteve qeveria komunale është në flugin më të madh të punëve, duke ndërtuar shkolla dhe duke ndihmuar bujqit dhe fermerët. Jemi pranë studentëve dhe nxënësve. Sot jemi kudo dhe kurdo", tha Jashari.

Ministri në largim i Diasporës, Dardan Gashi duke falënderuar të gjithë për pjesëmarrjen, tha se për shkak të agjendës së kryetarit të kuvendit, Kadri Veseli dhe institucionet tjera, e kanë pasur të pamundur pjesëmarrjen. Megjithatë sipas tij, mungesën e tyre e ka zëvendësuar Pandeli Majko.

Ministrit të Diasporës së Shqipërisë nuk është se i erdhi mirë një gjë e tillë, pasi ai tha se sot nuk ka ardhur ta zëvendësojë askënd. "Unë nuk kam ardhur të zëvendësojë askënd, as si ministër i Shqipërisë, por që kam pas dëshirë", tha Majko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat