Dhuro mjete shkollore, për fëmijët e Kosovës që nuk kanë mundësi

Kosova

Dhuro mjete shkollore, për fëmijët e Kosovës që nuk kanë mundësi

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 21:51
Ilustrim

OJQ "Nëna dhe fëmijë të lumtur" që ndihmon familjet në nevojë në Kosovë, njofton se nga 30 qershori ka filluar kampanjën: "Shtatori sivjet, me çantën komplet".

Kështu do bëhet mbledhja e materialeve shkollore çanta, fletore, lapsa, goma, ngjyra etj...për fëmijët e familjeve në nevojë.

(materialet duhet të jenë të reja, ndërsa çantat bën me qenë edhe të përdorura por të ruajtura).

Ato mund t'i dërgoni në lokacionin e OJQ" Nëna dhe fëmijë të lumtur".

Në njoftim thuhet se presin njerëzit vullnetmirë si dhe kompani të ndryshme që t’i përkrahin në këtë kampanjë duke e ditur që numri i familjeve të regjistruara në organizatë ka arritur 680 .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat