Nesër mot jo stabil, nga e marta temperatura tropikale në vendin tonë

Kosova

Nesër mot jo stabil, nga e marta temperatura tropikale në vendin tonë

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 23:30
Foto ilustrim

Nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa në orët e pasditës mund të ketë riga lokale shiu.

Sipas Prishtina Weather, Gjatë javës në vijim nga dita e martë, një valë e të nxehtit nga Afrika veriore do të shtrihet mbi rajon që do të favorizojë mot të nxehtë dhe kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit në fundjavë do të pësojnë rënie të lehtë, e nga java e ardhshme do të shënojnë rënie të theksuar mbi vlera mesatare. Minimalet do të zbresin nga 18C deri në 12C, e maksimalet do të zbresin deri në 25C në fundjavë, e javën e ardhshme do të shënojnë rritje deri në33C.

Do të fryjë erë mesatare nga krahu verior 4-12m/s.

Shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale, e më pas do të shënojë ngritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat