AGK ngushëllon familjen e gazetares Burbuqe Rushiti

Kosova

AGK ngushëllon familjen e gazetares Burbuqe Rushiti

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 23:28
Burbuqe Rushiti

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) përmes një komunikate për media ka shprehur ngushëllimet me rastin e ndarjes nga jeta të gazetares dhe poetes Burbuqe Rushiti.

“E ndjera Rushiti, si njëra nga gazetaret e para në Kosovë, me punën dhe përkushtimin e saj në informimin e publikut, ka lënë gjurmë, të cilat do të jenë referencë në gazetarinë kosovare. Përvoja e saj, ka  arritur edhe në nivel më të gjerë, duke qenë për një kohë korrespondente e mediave të ndryshme nga Turqia, përfshirë edhe NTV”, thuhet në telegramin e ngushëllimit. 

AGK përkujton se në shumë raste e ka angazhuar Burbuqe Rushitin si anëtare të jurisë në konkurse të ndryshme, përshirë atë për përzgjedhjen e gazetarit të vitit.

Me këtë rast, AGK shpreh ngushëllime për familjen, miqtë, kolegët dhe të njohurit e gazetares Burbuqe Rushiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat