Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Florian Dushi, ka thënë se më 22 gusht do të shpërndahet Kuvendi, i cili sipas tij, ishte i shpërndarë që moti.
Ai në një postim në Facebook, ka thënë se Kuvendi mblidhej shumë rralle dhe disa nga deputetët bënin show medial, përcjell Bota sot.
“Më 22 gusht do të shpërndahet Kuvendi i cili faktikisht ishte i shpërndarë që moti, sepse, ai mblidhej shumë rrallë dhe atë kryesisht në seanca dhe për tema të cilat disa prej deputetëve aty iu shërbenin për të bërë show medial...”, ka shkruar Dushi./BS