Rashit Qalaj viziton pikën kufitare në Vërmicë

Kosova

Rashit Qalaj viziton pikën kufitare në Vërmicë

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 15:32
Rashit Qalaj viziton pikën kufitare në Vërmicë

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, i shoqëruar nga drejtori i Departamentit të Policisë Kufitare, Shaban Guda dhe drejtori i Divizionit të Trafikut, nënkolonel Jeton Rexhepi, vizituan sot pikën kufitare në Vërmicë, si dhe inspektuan njësitet policore të PK-së, të cilat sipas marrëveshjes së mirëkuptimit kryejnë patrullime të përbashkëta me Policinë e Shqipërisë.

Gjatë kësaj vizite u realizua një takim i përbashkët edhe me zyrtarët policorë të autoriteteve të Shqipërisë, të cilët informuan menaxhmentin e lartë mbi punën, aktivitetet dhe angazhimet policore, të cilat ndërlidhen me menaxhimin dhe kontrollin e kufirit, duke veçuar edhe kontrollin e lehtësuar kufitar, për shkak të qarkullimit të madh të qytetarëve dhe automjeteve gjatë sezonit veror.

Pjesë e kësaj vizite ishte edhe inspektimi i njësiteve policore, që sipas marrëveshjes së mirëkuptimit në mes dy vendeve kryejnë patrullime të përbashkëta në Shqipëri.

Takimi i sotëm ndërmjet dy palëve ka rezultuar mjaft pozitiv, dhe si synim ka ngritjen dhe avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit policor në mes të dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat