Temperaturat e larta, qytetarët kërkojnë shërbime mjekësore

Kosova

Temperaturat e larta, qytetarët kërkojnë shërbime mjekësore

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 20:51
Ilustrim

Për shkak te temperaturave te larta, janë rritur edhe kërkesat për shërbime emergjente mjekësore

Rrugëtimin e tyre e ndërprenë për disa minuta. U detyrua të ndalet për të kërkuar ndihmë nga Qendra e Mjekësisë Urgjente.

E ky nuk ishte rasti i vetëm. Për shkak te temperaturave te larta, janë rritur edhe kërkesat për shërbime emergjente mjekësore.

Duke parë këtë situatë, një ekip nga Qendra e Mjekësisë Urgjente do të qëndrojë gjatë gjithë javës në sheshin kryesor të Prishtinës, që t’u dalë në ndihmë qytetarëve.

E, për disa qytetarë, këto temperatura janë të përballueshme. Të tjerët kanë gjetur disa mënyra që ta përballojnë vapën.

Këto temperatura ndikimin më të theksuar e kanë tek të moshuarit.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

E reagime pati edhe nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës.

Sindikata, përmes një deklarate, ka kërkuar nga organet përgjegjëse që gjatë këtyre ditëve të nxehta, të kujdesen për shëndetin e punëtorëve.

E, eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, ka treguar se këto temperatura janë më të lartat që janë shënuar ndonjëherë në Kosovë.

Sipas Tahirsylajt, nëse ka  rritje së temperaturave, Qeveria e Kosovës duhet të shpallë gjendje alarmante.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat