Sot temperaturat arritën në 35 gradë, paralajmërohet rritje e mëtutjeshme e tyre

Kosova

Sot temperaturat arritën në 35 gradë, paralajmërohet rritje e mëtutjeshme e tyre

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 23:05
Ilustrim

Masat e nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika Veriore, vetëm sa janë duke u fuqizuar duke e mbajtur grafikun e temperaturave maksimale njëjtë me ditët e fundit.

IHMK ka paralajmëruar se kjo gjendje termike ka përfshirë edhe vendet fqinje, si Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë dhe pjesët tjera të Evropës Juglindore.

“Derisa sot maksimalet arritën në 33-35 gradë Celsius, fundjava dhe fillimi i javës së ardhshme parashihet të jetë edhe më e nxehtë, por jo me temperatura sikur u regjistruan në Francë dhe disa vende tjera të Evropës.”, thuhet në raportin e IHMK-së.

“Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve do të mbeten konstante me ditët e fundit. Minimalet ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales. Indeksi UV në kufijtë e rrezikut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe jugperëndimi. Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për asnjë shtresë të popullatës, që nënkupton se shmangja nga rrezet e diellit nga ora 9-17 do të ishte e preferueshme.”, thuhet më tutje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat