Moti, sot temperaturat deri në 35 gradë celsius

Kosova

Moti, sot temperaturat deri në 35 gradë celsius

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 07:08
Ilustrim

Masat e nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika Veriore, vetëm sa janë duke u fuqizuar duke e mbajtur grafikun e temperaturave maksimale njëjtë me ditët e fundit.

Kjo gjendje termike ka përfshirë edhe vendet fqinje, Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë dhe pjesët tjera të Evropës Juglindore.

Fundjava dhe fillimi i javës së ardhshme parashihen të jenë edhe më të nxehta, por jo me temperatura sikur u regjistruan në Francë dhe disa vende të tjera të Evropës.    

Për sot, minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-35 gradë celsius.

Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales, teksa indeksi i rrezeve ultravjollcë mbetet brenda kufijve të rrezikut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe jugperëndimi.

Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për asnjë shtresë të popullatës, që nënkupton se shmangia nga rrezet e diellit nga ora 9-17 do të ishte e preferuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat