‘Merakli’ për të gjuajtur me armë në ahengje, 44 të arrestuar gjatë këtij viti

Kosova

‘Merakli’ për të gjuajtur me armë në ahengje, 44 të arrestuar gjatë këtij viti

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 07:45
Ilustrim

‘Festo me zemër, jo me armë’ është motja e Policisë për qytetarët kur fillon sezona e dasmave.

Por, kjo moto duket se nuk po ka efekt tek qytetarët.

Gjatë këtij viti 44 persona janë arrestuar për shkak se kanë gjuajtur me armë nëpër ahengje familjare.

Indeksonline kontaktoi me policinë rreth statistikave për këtë fenomen.

Në statistikat e siguruar, del që qytetarët e rajonit të Prizrenit janë më ‘problematikët’.

Për shkak të gjuajtjes nëpër ahengje familjare, në rajonin e Prizrenit janë arrestuar 11 persona.

Ndërsa, policia ka arritur të konfiskoi 44 armë gjatë këtij viti. Nga armët e konfiskuara, 40 kanë qenë pa leje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat