Qytetarët protestojnë bashkë me mërgimtarët, kërkojnë lirimin e vëllezërve Ndrecaj

Kosova

Qytetarët protestojnë bashkë me mërgimtarët, kërkojnë lirimin e vëllezërve Ndrecaj

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 09:55
Shtime

Qytetarët e Shtimës edhe sot do të vazhdojnë të protestojnë para objektit të Gjykatës kundër vendimit për paraburgim të pronarëve të shtëpisë që u grabitën nga hajnat, me ç’rast, njëri mbeti i vdekur.

 “Sot me datë 09.08.2019 në ora 11:00 para Gjykatës në Ferizaj vazhdojmë protestën kundër vendimit të Gjykatës që burgosi pronarët e shtëpisë, ku natë më parë u grabitën dhe u plagosën nga grabitësit. Hajni si pasojë e përleshjes morri plagë dhe ndërroj jetë, ne si familjar ndjejmë keqardhje por Nuhi Ndrecaj ka reaguar në vetëmbrojtje”, thuhet në njoftimin e dërguar për media.

Përmes kësaj proteste ata po kërkojnë lirimin e vëllezërve Ndrecaj, derisa kanë kërkuar edhe mërgimtarët t’i bashkëngjiten.

 “Ne kërkojmë nga Gjykata që ti lirojë Vëllezërit Ndrecaj menjëherë dhe të koncentrohet në kapjen e hajnave të tjerë që ende janë në liri dhe ku qytetarët dhe posaqërisht mërgimtarët po rrezikohen gjatë pushimeve të tyre në shtëpinë e tyre”, thuhet në njoftimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat