Një i ri nga Juniku në gjendje të rëndë nga ethet e minjve

Kosova

Një i ri nga Juniku në gjendje të rëndë nga ethet e minjve

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 20:56
Ilustrim

Epidemia e etheve të minjve po shpërndahet me një intensitet të shtuar në Kosovë. Madje, nga këto ethe është prekur edhe një i ri nga Juniku, i cili po lufton për jetën.

Brenda Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po lufton me jetën një 21-vjeçar. Ai është prekur nga ethet e minjve.

Kjo sëmundje që ka kapur të riun nga Juniku vjen nga brejtësit, pra çdo kontakt i minjve me ushqimin qe konsumon njeriu e bart këtë virus.

Se ky virus ka filluar të përhapet në Kosovë, alarmojnë edhe Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik.

Nga ky institucion thonë se qytetarët duhet të shtojnë kujdesin në mënyrë që të shmangin këtë epidemi.

Ndërkohë, përveç frutave të malit virusi mund të bartet edhe përmes produkteve të bulmetit.

Por, qytetarët pohojnë se kanë kujdes të shtuar në përzgjedhjeve e produkteve që marrin dhe në pastrimin e tyre, njofton T7.

Kryesisht rajoni i Dukagjinit, Karadakut dhe Shalës janë të prekura nga rreziku i kësaj epidemie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat