Veseli bën thirrje për unitet: Të ndihmojmë më shumë njëri-tjetrin

Kosova

Veseli bën thirrje për unitet: Të ndihmojmë më shumë njëri-tjetrin

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 10:42
Kadri Veseli në BIK

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli bashkë me gruan e tij me rastin e festës së Kurban Bajramit kanë vizituar Bashkësinë Islame. Nga këtu kryeparlamentari kërkoi që të largohen të gjitha dallimet dhe t’i ndihmojnë më shumë njëri-tjetrit.

Veseli në këtë ditë feste po ashtu kujtoi të rënët në luftë, teksa tha se gjithmonë do të përulet para veprës së tyre.

Veseli: T'i largojmë dallimet me njëri-tjetrin

“Me bashkëshorten time, me gjithë familjen time dhe më shumë me babin tim, të gjithë besimtarëve të fesë islame i uroj festën e Kurban Bajramit që t’i gjejë familjet e tyre më mirë dhe më të bashkuar. Që kombin tonë të gjejë më afër me njëri-tjetrin. Që t’i largojmë dallimet që i kemi dhe më shumti mendjen e keqe për njëri-tjetrin që të ndihmojmë njëri-tjetrin. Edhe këtë festë është edhe flijimi. Më së shumti t’i kujtojmë edhe ata që kanë qenë në gjendje me fliju në rini që ne sot me pas liri. Përulemi çdo herë para veprës së tyre, nuk kemi me harru kurrë. E dijim saktë se cila është rruga jonë që kemi me shku përpara”, tha ai.

Ai mes tjerash uroi që gjithë haxhilerët të kthehen me shëndet në Kosovë.

Veseli gjatë bisedës me zëvendëskryetarin e kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Reshat Mexhidi i premtoi në realizimin e disa projekteve që kanë të bëjnë me ndërtimin e xhamisë së madhe në Prishtinë dhe asaj në Urë të Ibrit në Mitrovicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat