Qetësohen kufijtë e Kosovës, pati pritje vetëm në një pikë

Kosova

Qetësohen kufijtë e Kosovës, pati pritje vetëm në një pikë

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 08:34
Kolona

Derisa vikendeve të kaluara, pikat e afërta kufitare ishin të ngarkuara me kolona e pritje të gjata nga bashkëatdhetarët që po vinin drejt Kosovës, sonte duket situatë e qetë.

Në festën e Kurban Bajrait, mërgimtarët kanë zgjedhur të mos udhëtojnë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxh Kufitar, të regjistruar deri në orën 21:00, të dhënat flasin se nuk ka pasur pritje as në hyrje, por as në dalje.

Një pikë pak më e ngarkuar ka qenë ajo e Merdares, deri në 90 minuta në dalje, deri sa të tjerat 10 – 15 minuta.

Ndryshe, që prej disa javësh kufijtë e Kosovës mezi janë kaluar, duke bërë që mërgimtarët të presin me orë. Sipas autoriteteve kosovare, fajin e ka pala serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat