Fillon maratona e 10-të e notit në Batllavë - Bota Sot
Fillon maratona e 10-të e notit në Batllavë

Kosova

Fillon maratona e 10-të e notit në Batllavë

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 12:05
Fillon maratona e 10-të e notit në Batllavë

Në liqenin e Batllavës ka filluar maratona e 10-të ndërkombëtare në not “Kosova 2019” i organizuar nga Federata e Notit të Kosovës.

Në këtë aktivitet sportiv po marrin pjesë notarë nga Kosova e vendet e rajonit, ndërsa veç kategorisë së meshkujve për të marrë pjesë këtu kanë të drejtë edhe femrat.

Regjistrimi në garë ka kushtuar 10 euro për garues ndërsa për ata që tregojnë rezultate më të mira do të ketë edhe shpërblime në të holla, kupa e medalje dhe të gjithë garuesve do t’u ndahen diploma të pjesëmarrjes.

Pjesëmarrësit gjatë maratonës duhet të përshkojnë distancën prej 4.2 kilometra.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...