Një blerës nga Kosova është habitur kur në suxhukun që kishte blerë ka hasur në një copëz hekuri.
Blerësi ka thënë se produktin vendor e kishte blerë në një market në Podujevë.
Copëza që është një lloj buloni është vërejtur pasi që kishte prerë në mes suxhukun të cilin e kishte blerë për familje.
Blerësi ka treguar emrin e produktit dhe të marketit ku është blerë suxhuku.