Pacolli flet për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

Kosova

Pacolli flet për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 13:00
Behgjet Pacolli

Kryediplomati shqiptar Behgjet Pacolli ka kujtuar nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit, që ndodhi 18 vite më parë.

Ai thotë se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë një element thelbësor i orientimit euro-atlantik të vendit.

Shkrimi i plotë:

Më 13 gusht para 18 viteve u nënshkrua Marrëveshje e Ohrit, me të cilën iu dha fund konfliktit disamujor në Republikën e Maqedonisë së Vetiut në vitin 2001. Marrëveshja e Ohrit mori përkrahjen e Bashkësisë ndërkombëtare dhe nga blloku politik shqiptar dhe maqedonas, si kornizë e vetme për zhvillim të shtetit multietnik duke krijuar një format evropian për bashkëjetesë ndëretnike. Shqiptarët në Maqedoninë së Veriut janë një element thelbësor i orientimit euro-atlantik të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat