Lumi Dumnica po kundërmon erë të keqe, ankohen banorët e fshatit Siboc

Kosova

Lumi Dumnica po kundërmon erë të keqe, ankohen banorët e fshatit Siboc

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 23:29
Lumi Dumnica

Lumenjtë në vendin tonë vazhdojnë të ndoten, duke rrezikuar jo vetëm ngrodhjen e peshqve, por edhe jetën e vet qytetarëve.

Banorët e fshatit Siboc i Poshtëm janë shprehur të jenë të shqetësuar duke thënë se Lumi Dumnica që kalon nëpër këtë pjesë kundërmon erë të keqe.

Ata madje kanë thënë se nuk po mund as të dalin jashtë shtëpive të tyre, pikërisht për shkak të kësaj ere që po vjen nga ky lum.

Image

Përmes këtyre imazheve mund të shihni se çfarë ngjyre ka marrë lumi, derisa ai është tërësisht i turbullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat