Komuna e Podujevës ndanë 270 mijë euro për ndërtimin e 22 shtëpive

Kosova

Komuna e Podujevës ndanë 270 mijë euro për ndërtimin e 22 shtëpive

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 06:44
Foto ilustrim

Komuna e Podujevës ka hapur tenderin e radhës për këtë muaj.

Komuna e cila drejtohet nga Agim Veliu i LDK-së, këtë herë do të ndërtojë 22 shtëpi banimi në lagjen e Dëshmorëve.

Sipas njoftimit të publikuar nga prokurimi, komuna e Podujevës për këtë tender ka ndarë 270.000,00 euro.

Tutje, kohëzgjatja e kontratës është paraparë të zgjasë jo më shumë se 12 muaj.

Afati i fundit për pranimin e tenderëve është 02.09.2019, dhe të gjitha ofertat mund të dorëzohen në Platformen Elektronike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat