Ismaili: Për një muaj janë shpëtuar gjashtë jetë nga trajtimi i infarktit brenda dy orëve - Bota Sot
Ismaili: Për një muaj janë shpëtuar gjashtë jetë nga trajtimi i infarktit brenda dy orëve

Kosova

Ismaili: Për një muaj janë shpëtuar gjashtë jetë nga trajtimi i infarktit brenda dy orëve

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 11:32
Uran Ismaili

Ministri në dorëheqje i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka njoftuar se nga lansimi i programit për trajtimin e infarktit në dy orët e para, për vetëm një muaj janë shpëtuar gjashtë jetë.

Ai ka thënë se me këtë program, kur një qytetar do të ballafaqohet me sulmin në zemër, kudo që jeton ai në Kosovë, brenda dy orëve do të reagojë i gjithë zinxhiri shëndetësor, me procedura të përshpejtuara, dhe pa asnjë vonesë do ta sjellë atë në QKUK, për t’ia shpëtuar jetën.

“Me këtë shërbim ne do të arrijmë që të shpëtojmë shumë më shumë jetë të qytetarëve por edhe të luftojmë korrupsionin i cili për shumë vite ka varfëruar qytetarët tanë”.

“Që nga lansimi i këtij programi ditë më parë, profesionistët shëndetësorë të kësaj klinike u kanë shpëtuar jetën 6 personave.  6 persona sot më shumë gëzojnë shëndet dhe vazhdojnë të  bëjnë më të mirë jetën e familjeve të tyre falë këtij intervenimi të shpejtë që kemi krijuar”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...