Vendoset gurthemeli i Kullës së Shaban Mangjolli

Kosova

Vendoset gurthemeli i Kullës së Shaban Mangjolli

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 12:44
Vendoset gurthemeli i Kullës së Shaban Mangjollit

(E plotësuar) - Bashkëluftëtarit të Shaban Polluzhës, e Azem Bejtës, Shaban Mingjollit, luftëtarit të Lëvizjes Kaçake, sot iu vendos gurthemeli i Kullës Muze.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, e cilësoi Shaban Mangjollin patriot të veçantë nga Drenica heroike.

Gashi: Po vendoset gurthemeli i një patrioti të veçantë, bashkëluftëtar i Shaban Polluzhës e Azem Galicës

“Për mua është nder dhe kënaqësi e veçantë që të jem sot në Mikushnicë, në Skenderaj e në Drenicën heroike për ta vendosur gurthemelin e një patrioti të veçantë dhe të shquar të Lëvizjes së Kaçakut, të bashkëluftëtarit të Shaban Polluzhës, Azem Galicës, pra për ta vendosur gurthemelin e Shaban Mangjollit, Kullës Muze, e cila do të jetë reflektim i gjithë veprimtarisë së tij dhe bashkëluftëtarëve të tij që nga robëria deri te lira e te pavarësia e deri të ndërtimi i shtetit të Kosovës ”, tha Gashi.

Tutje, Gashi tha se janë duke u përkujdesur si ministri për të gjithë ata që kanë dhënë shumë për Kosovën.

Gashi: Jemi duke treguar përkujdesje për ata që kanë dhënë shumë për Kosovën

“Padyshim që kjo do të jetë një pikë referuese edhe për shumë hulumtues e shkencëtarë të cilët do të hulumtojnë për veprimtarinë dhe për e Lëvizjen Kaçakut, dhe jam jashtëzakonisht i lumtur që si Ministri edhe si ministër jemi duke treguar një përkujdesje të veçantë për të gjithë atyre që kanë dhanë shumë për vendin tonë, në të gjitha periudhat e deri te lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës në krye me Komandantin Legjendar, Adem Jashari”, tha ai.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, tha se vetëm duke kujtuar të kaluarën mund të ndërtohet e ardhmja.

Ai tha se Shaban Mangjolli një jetë të tërë i’a kushtoi çështjes kombëtare.

Jashari: Vetëm duke kujtuar të kaluarën mund ta ndërtojmë të ardhmen

”Sot vëmë gurthemelin e Kullës së heroit Shaban Mangjolli, bashkëluftëtarit të Azem Bejtës, që një jetë të tërë ia kushtoi çështjes Kombëtare me Lëvizje Kaçake deri në vdekjen e tij, kështu qe ne do ta kujtojmë për jetë e mot si popull shqiptarë se vetëm duke kujtuar të kaluarën mund ta ndërtojmë të ardhmen”, tha Jashari.

Shaban Mangjolli, stërnipi i Shaban Mangjollit, tha se është mirë që edhe pas pesë herë që ëhstë djegur Kulla ajo po rindërtohet.

Mangjolli: Pas pesë herë e djegur kjo Kullë po gjallërohet

“Ju falënderoj të gjithë popullin e Kosovës që edhe një herë pas 93 viteve kjo Kullë po  vendoset edhe pse është djegur pesë herë prapë po gjallërohet”, tha ai.

Në fshatin Mikushnicë në vendosjen e gurthemelit të Kullës Muze, të pranishëm ishin veteranë të luftës së fundit të UÇK-së,  familjarë, bashkëfshatarë e shumë të tjerë.

Vendoset gurthemeli i Kullës së Shaban Mangjollit

Bashkëluftëtarit të Shaban Polluzhës, e Azem Bejtës, Shaban Mangjollit, luftëtarit të Lëvizjes Kaçake, sot i’u vendos gurthemeli i Kullës Muze.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, e cilësoi Shaban Mangjollin patriot të veçantë nga Drenica heroike.

“Po vendosim gurthemelin e një patrioti të veçantë dhe të shquar të Lëvizjes së Kaçakit, të bashkëluftëtarit të Shaban Polluzhës, Azem Galicës”, tha Gashi.

I pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, tha se Shaban Manxholli një jetë të tërë i’a kushtoi çështjes Kombëtare, dhe se vetëm duke kujtuar të kaluarën mund ta ndërtojmë të ardhmen.

“Sot vëmë gurthemelin e Kullës së heroit Shaban Mangjolli, bashkëluftëtarit të Azem Bejtës, që një jetë të tërë i’a kushtoi çështjes Kombëtare me Lëvizje Kaçake deri në vdekjen e tij, kështu qe ne do ta kujtojmë për jetë e mot si popull shqiptar se vetëm duke kujtuar të kaluarën mund ta ndërtojmë të ardhmen”, tha Jashari.

Shaban Mangjolli, stërnipi i Shaban Mangjollit, tha se është mirë që edhe pas pesë herë që është djegur Kulla, po rindërtohet.

Në fshatin Mikushnicë në gurthemelin e Kullës Muze, të pranishëm ishin veteranë të luftës së fundit të UÇK-së, familjarë, bashkëfshatarë e shumë të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat