Pas asaj që gjeti në oborr, qytetari nuk ndihet i sigurt në shtëpinë e tij

Kosova

Pas asaj që gjeti në oborr, qytetari nuk ndihet i sigurt në shtëpinë e tij

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 16:13
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ahengjet familjare po vazhdojnë të festohen me armë. Kjo dukuri po i shqetëson qytetarët duke mos qenë të sigurtë as në shtëpitë e tyre. Profesori i lëndës së gjeografisë në shkollën fillore “Vellëzerit Frashëri” në Deçan ka shprehur shqetësimin e tij për “plumbat qorr” që rrezikuan jetën e familjës së tij.

“Ja sa jemi të sigurtë në shtepitë tona! Gazmendet familjare dhe darsmat duhet festuar me zemër dhe jo plumba! Këtë plumb, sot e gjata në oborrin e shtepisë time dhe sinqerisht u shqetësova për fëmijet e mij”, ka shkruar ai duke publikuar disa fotografi në llogarinë e tij “Facebook”. 

Ndërsa në raportine fundit 24 orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar dy raste të shtënave me armë zjarri. Rasti i parë kishte ndodhur më 12 gusht në Shtime, ku pas disa të shtënave me armë zjarri në një aheng familjar, nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me gas ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja. Ndërkaq dje, po ashtu në Shtime është ankuar në polici një person se nga një plumb nga ajri (plumb qorr) i është dëmtuar vetura e tij.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat