Mirëpriten shqiptarët gjatë luftës, banorët e Çegranit nderohen me “Urdhrin e Lirisë” - Bota Sot
Mirëpriten shqiptarët gjatë luftës, banorët e Çegranit nderohen me “Urdhrin e Lirisë”

Kosova

Mirëpriten shqiptarët gjatë luftës, banorët e Çegranit nderohen me “Urdhrin e Lirisë”

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 17:41
Thaçi sot ka dekoruar banorët e fshatit Çegran të Komunës së Gostivarit me “Urdhrin e Lirisë”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka dekoruar banorët e fshatit Çegran të Komunës së Gostivarit me “Urdhrin e Lirisë” për shkak se në vitin 1998 dhe 1999 hapen dyert për shqiptarët e Kosovës të cilët po largoheshin nga lufta.

“Afër një milion shqiptarë nga Kosova u detyruan t’i braktisin shtëpitë e tyre për të shpëtuar nga masakrat e regjimit serb në vitin 1998 dhe 1999. Një pjesë e madhe e tyre u strehuan në fshatin Çegran të Komunës së Gostivarit. Për mikpritjen, bujarinë dhe mbështetjen vëllazërore për qytetarët e Kosovës, sot kam dekoruar banorët e Çegranit me ‘Urdhrin e Lirisë’”, tha Thaçi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...