Sërish ndryshime moti javën e ardhshme

Kosova

Sërish ndryshime moti javën e ardhshme

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 22:42
Ilustrim

Në fundjavë mot stabil, me vransira dhe diell. Në fillim të javës së ardhshme mot i nxehtë, kryesisht me diell.

16.08.2019 - Ditëve të fundjavës, fusha më të qëndrueshme të presionit të lartë nga anticikloni i Azoreve do të shtrihen mbi rajon, që do të kushtëzojnë mot më stabil dhe kryesisht me diell. Ditën e shtunë pasdite do të ketë vransira të pjesëshme.
Ndërkohë masat e freskëta ajrore, gradualisht do të zëvendësohen me masa më të nxehta ajrore nga Afrika veriore, që javën e ardhshme sërish do të rikthejnë motin e nxehtë, por jo me temperatura të larta siç u karakterizuan ditëve të shkuara.

17.08 - Në mëngjes freskët. Gjatë ditës pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.
18.08 - Kryesisht me diell, më ngrohtë.
19.08-21.08 - Nxehtë, kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit gradualisht do të fillojnë të rriten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 11C deri në 15C, e maksimalet nga 26C në 31C deri 33C, në fillim të javës së ardhshme.
Do të fryj erë e lehtë nga verilindja 1-4m/s.
Shtypja atmosferike do të rritet lehtë mbi vlera normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat