Intervistohen noterët e rinj, pavarësisht kundërshtimeve - Bota Sot
Intervistohen noterët e rinj, pavarësisht kundërshtimeve

Kosova

Intervistohen noterët e rinj, pavarësisht kundërshtimeve

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 20:26
Kandidatët janë shprehur të kënaqur me intervistimin nga komisioni.

Megjithatë, e pandalshme në këtë proces të nisur kohë më parë, është treguar Ministria e Drejtësisë, duke përfunduar kështu pjesën e parë të intervistimit të kandidatëve për noterë.

Kandidatët janë shprehur të kënaqur me intervistimin nga komisioni.

Drejtori i Departamentit Ligjor, njëkohësisht edhe anëtar i komisionit për intervistim, Ardian Bajraktari, ka thënë se ky proces nuk ka pasur parregullsi, ka filluar kohë më parë dhe askush nuk do të jetë peng i proceseve politike.

Ai ka shtuar se nuk ka ndonjë vendim të institucioneve kompetente që e konteston këtë proces, andaj sipas Bajraktarit, ky proces është i bazuar në ligj, raporton ktv.

Nga 168 kandidatë, gjysma janë intervistuar të shtunën ndërsa pjesa tjetër do të vazhdojë të dielën, për 79 vende të lira për noterë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...