Ky është parashikimi i motit për sot në Kosovë

Kosova

Ky është parashikimi i motit për sot në Kosovë

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 07:20
Foto ilustrim

Fushat me presion të lartë atmosferik të cilat e kanë përfshirë Ballkanin do të jenë të qëndrueshme edhe gjatë javës së ardhshme, duke krijuar kushte edhe për një valë të nxehtit afrikan.

Kjo situatë meteorologjik do të mundësojë një mot të qetë dhe me diell. Derisa sot temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 29 gradë celsius.

Java tjetër parashihet të regjistrojë vlera të maksimaleve mbi 30 gradë celsius, por jo edhe të larta siç ishin në ketë javë që po e kalojmë.

Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë për shkak të kthjellimeve dhe vlerave të larta të maksimaleve, kështu që kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për shtresën e popullatës që kanë ankesa nga sëmundjet e ndryshme kronike dhe kontakti direkt me diellin, nga ora 10-17 mundësisht të jetë sa më i kufizuar.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat