Policia identifikon 3 lokale në Klinë nuk respektojnë orarin e punës

Kosova

Policia identifikon 3 lokale në Klinë nuk respektojnë orarin e punës

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 13:37
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në zonën e Klinës ka zbatuar planin operativ të koduar ‘Kontrollimi i lokaleve 2019’

Njësite policore të stacionit policor në Klinë së bashku me njësite rajonale të DRP Pejë, kanë verifikuar disa lokale në komunën e Klinës dhe gjatë inspektimit janë kontrolluar të gjitha klubet e natës, disko-baret si dhe lokalet e tjera në këtë qytet. Gjatë këtij plani janë identifikuar 3 (tri) lokale të cilat  ishin duke mos e respektuar orarin e punës, njëri lokal ishte në lagjen ‘Arbëria’, ndërsa dy lokale të tjera në fshatrat Volljakë dhe Poterqë.

 Policia ka ndërmarrë masat e nevojshme ndaj pronarëve të cilët kanë shkelur rregullat lidhur me mos respektimin e orarit zyrtar të paraparë.

 Më këtë planë operativ do të vazhdohet në mbarë zonën e DRP Pejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat