KDI: Vushtrria renditet Komuna e dytë më transparente në Kosovë

Kosova

KDI: Vushtrria renditet Komuna e dytë më transparente në Kosovë

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 09:47
Ilustrim

Drejtues të Misionit të USAID-it në Kosovë, kryetarë komunash, të Ministrisë së Pushtetit Lokal, dhe përfaqësues të OJQ-ve kanë marrë pjesë në ceremoninë e shpalljes së rezultateve të transparencës në Komuna, të cilin hulumtim e ka bërë Instituti Demokratik i Kosovës - KDI.

Në hulumtimin që KDI ka bërë ka renditur Komunën e Vushtrrisë, Komunën e dytë më transparente në Kosovë, pas Komunës së Prishtinës, në vlerësimin që ka bërë në 6 shtylla të qeverisjes.

Drejtuesit e USAID-it thanë se transparenca ndikon pozitivisht në punën e institucioneve lokale. “Më shumë se gjysma e mjeteve publike në Kosovë shfrytëzohen përmes prokurimit publik. Prokurimi transparent dhe i hapur mund të ketë një ndikim shumë të madh, dhe lejon një transparencë më të madhe e mundëson lajmërimin e rasteve kur sistemi i prokurimit nuk funksionon siç duhet”, ka thenë Zeinah Salahi përfaqësuese e USAID-it në Kosovë.

Kryetari i Komunës Xhafer Tahiri, ka deklaruar se ky vlerësim për transparencë të lartë në Komunën e Vushtrrisë, që vie nga shoqëria civile në një projekt të mbështetur nga USAID-i është edhe një përgjegjësi më e madhe për Komunën e Vushtrrisë.

“Përveç publikimit të shumicës së dokumenteve, dhe bërjes publike të të gjitha kontratave që Komuna ka lidhur me operatorët e ekonomik, Komuna e Vushtrrisë ka publikuar edhe të gjitha shpenzimet dhe subvencionet që ndanë nga buxheti komuna”, ka deklaruar Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat